Vajza e Ibrahim Tatlises, Dilan Çitak është fejuar me këngëtarin turk Levent Dorter në një ceremoni familjare, transmeton Gazeta Sinjali.
I pranishëm në ceremoni natyrisht se ishte edhe babai i saj i cili i mbante vetë unazat e çiftit.
Pas ndarjes së unazave, vajza e tij i puth dorën dhe e përqafon, ndërsa të njëjtën gjë ai nuk ia lejon dhëndrit.
Më poshtë mund ta shihni momentin.
Kujtojmë se fejesa e vajzës së Tatlises ishte shtyrë si shkak i pandemisë COVID-19.