Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur një pallat në Uashington u rrafshua, si pasojë e një shpërthimi gazi.
Pas shpërthimit, njerëzit janë evakuuan nga godina dhe ambientet përreth, raporton BBC.
“Ishte e qartë se ishte gaz, mund të dëgjoje rrjedhjen dhe mund ta nuhasje atë që vinte nga rrugët”, tha nënkoloneli i zjarrit Ryan Bolton.
Nga shpërthimi u dëmtuan tre ndërtesa dhe raportohet se një burrë u plagos lehtë pasi u godit dhe u transportua në spital.
Shkaku i rrjedhjes së gazit është ende nën hetim, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly beson se mund të ketë qenë rezultat i një makine që goditi matësin e gazit të ndërtesës