image Moment historik: Fjalimi i parë i Kosovës pritet me duartrokitje në Këshillin e Evropës

Politikë

Moment historik: Fjalimi i parë i Kosovës pritet me duartrokitje në Këshillin e Evropës

news image

Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje, derisa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm evropian.

Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Me “Slava Ukraini”, e ka mbyllur fjalimin e saj Bogujevci.

Ky po konsiderohet si moment historik për Kosovën.

/GazetaSinjali/