Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për periudhën sa ishte vetë në Vetëvendosje, ku tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço”, dhe se “krejt e kanë tallë” në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë objekti tallës në mbledhje e të gjitha”, tha ai në Frontal.
Molliqaj tha se “dy-tri herë jam hidhëru me Albinin kur iu përzijke në punë private”.
“Edhe atëherë s’jam pajtu që e kanë tallë kaq shumë”, tha kryetari i PSD-së.