image Molliqaj: Në prani të Rexhep Selimit i thashë Albin Kurtit mos apliko sepse s’je veteran

Politikë

Molliqaj: Në prani të Rexhep Selimit i thashë Albin Kurtit mos apliko sepse s’je veteran

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa tregoi për një bisedë të tij me të për këtë çështje.

Teksa tregoi pjesë nga kjo bisedë, ai gjithashtu shtoi se Qeveria e udhëhequr prej Kurtit është “anti-UÇK”.

“Kemi qenë unë, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi. I kam thënë mos apliko sepse nuk je veteran i vërtetë”, tha Molliqaj

“Nuk po them që është me Serbinë, por është duke e sulmuar veteranin e vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.

/GazetaSinjali/