image Molliqaj tregon se çka e pengoi sipas tij hetimin për vdekjen e Astrit Deharit

Kosovë

Deklarata/ Molliqaj tregon se çka e pengoi sipas tij hetimin për vdekjen e Astrit Deharit

news image

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas daljes së konkluzioneve të raportit të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për vdekjen e Astrit Deharit.

Molliqaj ka thënë se rasti Dehari ka shpërfaqë sistemin e drejtësisë në Kosovë, që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për ndëshkimin e përgjegjësve dhe trajtimin e duhur të provave.

Deklaratat kundërthënëse, sipas tij e kanë penguar hetimin në këtë rast, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

“Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!”, ka shkruar ai.

Molliqaj kërkon që hetimet të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/dardan.molliqaj.10/posts/708991616268640