image Molliqaj pyet Qeverinë se ku kanë mbetur kërkesat që u bën në protestën ku vdiqën dy aktivistë të VV-së

Politikë

Molliqaj pyet Qeverinë se ku kanë mbetur kërkesat që u bën në protestën ku vdiqën dy aktivistë të VV-së

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj duke kujtuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku mbetën të vrarë dy aktivistë të VV-së si pasojë e gjuajtjes me plumba gome nga ana e KFOR-it, ka bërë edhe disa pyetje drejtuar Qeverisë.

Molliqaj ka thënë se përkujtimit po i ndërron arsyeja.

“Çfarë kërkuan protestuesit? Ku janë ato kërkesa sot? A është pushteti i ri reflektim, apo mohim i kërkesave të 10 shkurtit?”, ka shkruar Molliqaj.

Reagimi i plotë:

10 shkurti u përkujtua. Medalje e dekorata u dhanë. Përkujtimit po i ndërron arsyeja. Ai ka humbur çdo raport fjale e vepre me aktualizimin. Nuk pyeti kush pse u protestua me 10 shkurt. Çfarë kërkuan protestuesit? Ku janë ato kërkesa sot? A është pushteti i ri reflektim, apo mohim i kërkesave të 10 shkurtit? E shkuara nuk shkon. Ajo akumulohet përbrenda, nxjerr kryet dhe shprishë vellon e re, idilikën e harmonisë. 10 shkurti është pasqyra e pushtetit të VV-së tjetërsuar. Dekoratat, medaljet, përkujtimet janë mbulesa për këtë pasqyrë. Nuk e shohin dot veten aty. Një ditë do ta thyejnë fare këtë pasqyrë.

/GazetaSinjali/