Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, punëtorët e sektorit publik, atyre privat dhe studentëve.
Sipas Molliqajt, ndarja e shumës prej 100 euro, për një shitës në një qendër tregtare i cili paguhet 180-200 euro në muaj është e padrejtë përderisa ndahen nga 100 euro edhe për menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro.
“Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj“, ka shkruar Molliqaj.
Ai tutje shtoi se as kriza nuk i prek të gjithë njëjtë, por as ndihma nuk na ndikon njëjtë.
Trajtimi i tillë i qytetarëve sipas tij, e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave.