image Molliqaj paralajmëron se nuk do të ndalen: Protesta, aksione, tubime

Kosovë

Molliqaj paralajmëron se nuk do të ndalen: Protesta, aksione, tubime

news image

Pas protestës së sotme të organizuar nga Partia Social Demokrate kundër shtrenjtimit të energjisë, ka ardhë një reagim nga kreu i tyre Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Molliqaj ka publikuar disa fotografi të protestës, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse, ka paralajmëruar se protestat dhe aksionet do të vazhdojnë.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZRrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, thuhet në postimin e tij. /GazetaSinjali/