Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk janë të interesuar në përfshirje të qeverisë së re me Avdullah Hotin si kryeministër.
Ai thotë se madje s’kanë pranuar të takohen as me AAK-në.
‘’Nuk jemi të interesuar për përfshirje në Qeveri, në asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë. AAK-së i kemi thënë që nuk kemi interesim dhe nuk kemi pranuar as të takohemi’’, tha Molliqaj.
Kreu i PSD-së, thotë se ka pasur ofertë nga AAK-ja por se nuk ka dashur të takohet fare.
”AAK ka pasë ofertë për neve. Po ju kam thënë se nuk duam të takohem. Në këtë rast me Besnik Tahirin. Unë nuk e kam dëgju fare ofertën e tyre’’, u shpreh Molliqaj. Gazeta Sinjali/