Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Abin Kurti, e ka njohur këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi, dhe qëndrimet e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
“Albin Kurti e ka njohur Shkëlzen Gashin, ia ka ditur këto qëndrime. Për sa kohë nuk jemi në gjendje ta kuptojmë VV-në ideologjikisht, thjesht do të flasim për njerëzit vërdallë Kurtit, pa kuptuar asgjë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kurti e konsideron veten kush për historinë dhe secial kauzë është e vlefshme për të, për aq kohë sa i shërben atij.
“Kur e konsideron veten kusht për historinë, s’ka të vërtetë përtej teje. Bëhesh i ftohtë në përdorimin e mjeteve dhe secila kauzë është e vlefshme aq sa të shërben. Ky është Albin Kurti, është instrumentalizimi i skajshëm që duhet kritikuar. Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë ”Hashim, shko në Hagë”, për krimet e UÇK-së për të cilat flet Dick Marty gjithmonë. Pse? Sepse ashtu i leverdis luftës së tij politike. Kur i leverdiste ndryshe, thoshte se nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar lideri i PSD-së.
Madje, ai Gashin e ka quajtur servil të Kurtit.
Reagimi i Molliqajt erdhi pas publikimit të videos së Gashit, ku dëgjohet duke thënë se pjesëtarë e armatosur të Ushtria Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime nga mllefi për vrasjet e familjarët të tyre e shkatërrimit të pasurisë së tyre./Gazeta Sinjali/