Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar në lidhje me propozimin franko-gjerman.
Molliqaj tha se ishte mohuar ekzistenca e këtij plani, e për të nuk fliste dot askush.
Pas kësaj, Molliqaj tha se zv/kryeministri qenka më afër qëndrimit serb.
Më pas ai tha se lidhur me këtë u deklarua edhe kryeministri Albin Kurti, teksa po arsyetohej për veriun, bojkotin dhe tensionet.
Ai shtoi se Kurti duhet të japë përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë, për të sjellur pastaj marrëveshje pa njohje, marrëveshje që normalizon mosnjohjen.