image Molliqaj: Jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga SHBA e BE

Politikë

Molliqaj: Jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga SHBA e BE

news image

Kryetari i Partisë Social-Demokrate Dardan Molliqaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga ShBA e BE.

“E pala e Kosovës nuk ka më as si të mbrohet e kundërshton”, tha Molliqaj.

Më tej ai ka shkruar se ajo ka zbritur jetën e serbëve, qytetarë të Kosovës në çështje sigurie. Kurti acaroi raportet në vendet ku dihej që shteti i Kosovës nuk është i konsoliduar dhe kështu shtyu situatën në skajin e saj të dëmshëm.

“Autonominë nuk e gjetën, atë e krijuan. Arsyet tjera janë veç arsyetime. Kjo duhet kundërshtuar njëzëri”, tha Molliqaj.

Kryetari i PSD-së më tej ka shkruar se nëse vërtet duam të flasim nën dritën e kompromisit në emër të zgjidhjes dhe marrëveshjes si mundësi, ajo ka një adresë të qëndrueshme dhe të sigurt: ripërcaktimin e kufirit, i cili ripërcakton edhe marrëdheniet mes dy vendeve. Tek pastaj mund të flasim në termat e paqes dhe barazisë.

/GazetaSinjali/