image Molliqaj i reagon ashpër Kurtit pas vendimit për largimin e taksës: Po e zë vendin e Thaçit

Kosovë

Postim/ Molliqaj i reagon ashpër Kurtit pas vendimit për largimin e taksës: Po e zë vendin e Thaçit

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e taksës ndaj Serbisë.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Kurti po e heq taksën vetëm për ta ruajtur pushtetin, pasi sipas tij po i bëhet presion karriges së kryeministrit.

“Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës e Serbisë. Sepse nga projektet e tij tashmë është zhveshur. Kurti po e heqë taksën veç për shkak të presionit që po i bëhet karriges së tij të Kryeministrit. Kurti po e heq taksën sepse i është nënshtruar tërësisht projektit të vjetër negociues me Serbinë; sepse i është nënshtruar çfarëdo projekti që i ofrohet e që ia ruan pushtetin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Tutje, Molliqaj tha se Kurti luftën me Thaçin e ka bërë vetëm për ta zënë vendin e tij.

“Sot po e shohim se si ai edhe luftën me Thaçin, nuk e kishte pasur kurrë si luftë kundër projektit të tij, por si luftë për të zënë vendin e tij – por që në fund përfundoi duke i shkuar prapa i zhytur tërësisht në projektin e Thaçit”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

PËR TË ARDHUR NË PUSHTET, E ZHVESHI VETEN DHE PARTINË,PËR TA RUAJTUR PUSHTETIN, PO E ZHVESHË EDHE KOSOVËNPër të…

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, February 27, 2020