Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani e cila tha se heqja e barrikadave në Veri është çështje orësh dhe nëse nuk hiqen, Kosova do të veprojë, por në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.
Molliqaj ka kontestuar vërtetësinë e asaj se çfarë deklaroi presidentja.
Tutje Molliqaj tha se çdo hap politik që qeveria po bën, sipas tij gjendet një kompromis ose marrëveshje që çon drejt asociacionit.
Postimi i plotë:
Presidente cili është dakordimi e cili kompromisi?
Barrikadat po hiqen, por në koordinim me Vuçiqin. Zhbllokimi po ndodh, por në marrëveshje me Vuçiqin.
Krejt çka kemi marrë mësim nga ju është dyshimi në çdo gjë që thoni e veproni. Pas secilit hap politik që bëni gjendet një kompromis ose marrëveshje. Dhe kështu drejt e në asociacion.