image Molliqaj për Vetëvendosjen: Partia regjim po i zbaton instruksionet e Erdoganit

Kosovë

Molliqaj për Vetëvendosjen: Partia regjim po i zbaton instruksionet e Erdoganit

news image

Në mesin e shumë personave që kritikuan pamjen e shtatoreve të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe të komandantit, Adem Jashari, të vendosura në Prizren, nuk ka si të mungonte edhe Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i PSD-së ka thënë se ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtarë të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të Erdoganit.

Ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtarë të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të Erdoganit. Ngrirjet e momenteve sublime të historisë qoftë si data, qoftë si përmendore janë shëmbylltyra për orientim. Skënderbeu i shqiptarëve nuk është sanxhakbej, por as kalorësi i krishtërimit. Skënderbeu i shqiptarëve është Skënderbeu si unifikues antiperandorak. Skënderbeu që lirinë e gjen në shpirtin e popullit të vet”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur Vetëvendosjen si “Partia regjim” e cila po i zbaton instruksionet e Erdoganit.

“Disiplinimi i Skënderbeut në Prizren është në përputhje të plotë me neo-otomanizmin e projektuar nga Erdogan. Ky projektim nuk e duron Skënderbeun në pozicion lufte. Autori i veprës edhe artistikisht të shëmtuar na e tha qartë motivin dhe burimet që ka përdorur. Ai na tha se Skënderbeu i tij është Skënderbeu i perandorisë që Sulltani e donte si të birin e vet. Kryetari Haskuka e mbrojti atë duke e quajtur “origjinale”. Mos harroni, ky është rasti i dytë që partia regjim zbaton instruksionet e Erdoganit. Rasti i parë është favori marramendës që ish-ministri Besnik Bislimi i pati bërë kompanisë “Limak” që është pronare e aeroportit”, ka thënë Molliqaj./Gazeta Sinjali/