image Molliqaj e quan arrogant Kurtin: Humbës i madh, as i luftës, as i paqes

Politikë

Molliqaj e quan arrogant Kurtin: Humbës i madh, as i luftës, as i paqes

news image

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si një humbës të madh.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj thotë se Kurti nuk është i as i luftës e as i paqes, e sipas tij, e tillë do të jetë edhe marrëevshja me Serbinë.

“Kurti, ky humbës i madh. As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja. Pa destinacion final. Pa zgjidhje të qëndrueshme. Pa mundësi paqeje mes dy vendeve. Pa ecje integruese drejt BE. Pa njohje nga Serbia”, shkroi Molliqaj.

Tutje ai tha se ka kohë që kryeministri Kurti tallet me opozitën parlamentare. Ai madje e quan Kurtin ‘arrogant’.

Sipas tij, Kurti dëshiron që të fitojë luftën e ngushtë lokale, por që thotë se e ka humbur atë madhoren, finalen.

“Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar. E kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finale”, shkroi Molliqaj.

/GazetaSinjali/