image Mohoi se ishte pjesë e ahengut me të shtëna me armë, Sinjali sjell prova të reja që e demantojnë ish-drejtorin e Policisë në Prizren

Ekskluzive

Mohoi se ishte pjesë e ahengut me të shtëna me armë, Sinjali sjell prova të reja që e demantojnë ish-drejtorin e Policisë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali të enjten raportoi ekskluzivisht se si ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tani drejtor në Policinë Kufitare, ka shpërfillur detyrimet e tij ligjore, duke mos e denoncuar një rast të të shtënave me armë para syve të tij, në vitin 2018. Krasniqi e mohoi kategorikisht të ketë marrë pjesë ndonjëherë në ahengje ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Por Sinjali ka siguruar pamje të reja që e demantojnë ish-drejtorin Krasniqi.

Si e mohoi Krasniqi se ishte pjesë e këtij ahengu?

Rrrëfimi i Krasniqit

Sinjali ka siguruar pamje të reja që demantojnë Krasniqin, i cili tha se do të “ia lidhte duart” cilitdo që do të gjuante me armë në prani të tij. Përveç që dështoi ta denoncojë këtë rast, ai ishte dëshmitar i të shtënave me armë, në sytë e fëmijëve.

Këto pamje konfirmojnë raportimin e Sinjalit se Krasniqi ka marrë pjesë në këtë aheng dhe se as natën e 30 dhjetorit 2018 e as më vonë nuk e ka raportuar në Polici rastin e të shtënave me armë.

30.12.2018/ Nexhmi Krasniqi, duke u argëtuar në ahengun, ku pati të shtëna me armë

Pas publikimit të pamjeve nga Sinjali, në adresë të redaksisë kanë ardhur shumë mesazhe nga sinjalizuesit, të cilët përveç që e konfirmojnë pjesëmarrjen e Krasniqit në këtë aheng, bëjnë me dije se ai e frekuenton hotelin Lake Side, ku është mbajtur kjo festë, në baza ditore.

30.12.2018/ Pjesëmarrja e Krasniqit dhe familjes së tij në ahengun në “Lake Side” në Prizren

Ekskluzive: Ish-drejtori i Policisë në Prizren dëshmitar i të shtënave me armë, dështon ta denoncojë rastin në Polici – Sinjali

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/