Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ia ka dorëzuar zyrtarisht mandatin, ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell.
Njoftimin e ka dhënë vetë Mogherini, mandatin e saj e ka cilësuar si punë intenstive.
“Mandati im po përfundon pas pesë vjetësh punë intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë Bashkimin Evropian një partner të besueshëm, shtyllë të multilaterizmit dhe një mbrojtës të palëkundur të të drejtave të njeriut”, është shprehur ajo.
Më tej ka theksuar se mandatin po e lë ‘në duart e sigurta të Josep Borell’.
Federica Mogherini ishte ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.
Gjatë mandatit të saj pati ‘përplasje’ me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës, nga këta të fundit, Mogherini akuzohej se po ia ‘mban krahun Serbisë’./Gazeta Sinjali/