Fjoralba Ponari ka rrëfyer një histori të trishtë që ka përjetuar gjatë viteve të shkollës duke u përballur me bullizmin, shkruan Gazeta Sinjali.
Madje ajo thotë se u bullizua nga mësuesja e saj.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj prezantuesja është pyetur nëse është paragjykuar ndonjëherë për faktin se është veriore.
Përgjigja e bjondes ka qenë e gjatë dhe me një histori të dhimbshme.
‘’Për fat të keq, po jam paragjykuar. Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9 vjeçarja dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë, ku bëja pjesë dhe unë, i ofendonte e i trajtonte me në përbuzje çnjerëzore’’, ka thënë mes tjerash Fjoralba duke treguar se në këtë histori më pastaj është përfshirë edhe nëna e saj.