Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj jo rrallë herë e ka përmendur se ka raporte shumë të mira me të atin.
Së fundmi ajo ka vendosur t’i dedikojë atij një tatuazh.
“Tatto dedikuar ty babi, të dua shumë”, ka shkruar Rudina krah fotos së fundit të postuar në rrjetin social Instagram ku tregon se ka bërë një tatuazh.
Kujtojmë që pak ditë më parë Rudina tregoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të një problemi shëndetësor./Gazeta Sinjali/