image Modelja tha se po lobon për njohjen e Kosovës nga Nigeria, reagon ministria e Pacollit

Kosovë

Reagon/ Modelja tha se po lobon për njohjen e Kosovës nga Nigeria, reagon ministria e Pacollit

news image

Ish-miss Kosova, modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, ka thënë se është duke lobuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Nigeria.

Modelja ka thënë se po përpiqet ta bëjë atë që nuk ka mundur ta bëjë asnjë ministër i jashtëm i Kosovës, Kryeministër a President.

Ndaj këtyre pretendimeve të saj, ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai për Insjaderin ka thënë që MPJ-ja nuk është në dijeni për këtë angazhim të modelës Agnesa Vuthaj, mirëpo e vlerëson shumë vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit.

”MPJ, aktivitetin e vet e zhvillon ne linje zyrtare, ndërsa e vlerësojmë angazhimin e secilit qe jep kontributin e vet pozitiv ne këtë drejtim. Sa i përket pyetjes tuaj, jo, nuk kemi qene ne dijeni per këtë angazhim, pasi qe s’ka pasur koordinim me neve, përkundër faktit qe e vlerësoj shume vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit”, ka thënë Zyberaj./Gazeta Sinjali/