image Mobilizohet PDK-ja pas akuzave të Speciales për Thaçin e Veselin

Politikë

Mobilizohet PDK-ja pas akuzave të Speciales për Thaçin e Veselin

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka njoftuar se PDK-ja po mobilizon strukturat e veta në mbështetje të pastërtisë së luftës së Kosovës.

Gjithashtu, Bytyçi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme PDK ka mbajtur takim dhe nga kjo parti theksohet se publikimi i -paprecedent i pretendimeve për aktakuzë për dy nga themeluesit e UÇK-së, dy personalitetet kryesore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është veprim kundërthënës.

” Kjo sfidë nuk do të lejohet as ta ndalë, as ta ndajë, as ta dobësojë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Orientimi euroatlantik i Kosovës dhe miqësia e përhershme me SHBA-në, do të mbesin prioritetet e përhershme të shtetit tonë dhe angazhimi i përditshëm i PDK-së”, ka shkruar Bytyçi. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/185024672962911