Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka njoftuar për mbajtjen e takimit të bordit në kuadër të tremujorit të parë të vitit 2023.
Ajo ka thënë se aty janë festuar arritjet “e jashtëzakonshme të Kosovës për Programin ‘Threshold’ për përmirësimin e qasjes në energji”.
Në këtë mbledhje, Albright ka mbajtur fjalim, duke thënë se ky program për Kosovën siguron bazë solide nga qeveria për qasjen dhe besueshmërinë në energji, si dhe fuqizimin e grave për ta përmirësuar qeverisjen dhe transparencën.
“Bashkë ne po ndërtojmë mbi këto suksese përmes programit të mëvonshëm të granteve”, është shprehur Albright.