image Mjete të blinduara në "Lagjen e Boshnjakëve" policë të armatosur shihen afër qytetarëve

Siguri

Mjete të blinduara në “Lagjen e Boshnjakëve” policë të armatosur shihen afër qytetarëve

news image

Pas arrestimit të serbit në Mitrovicën e Veriut, situata tashmë sërish është tensionuar. 

Shumë qytetarë serbë ndodhen të shqetësuar në rrugë dhe në njërën prej fotografive që qarkullon në rrjetet sociale shihen pjesëtarë të policisë së Kosovës duke mbajtur armë të drejtuara drejt qytetarëve, raporton Kosovo-Online.

Numri më i madh i qytetarëve janë mbledhur pranë Shkollës Teknike dhe pranë Qendrës Shëndetësore.

Në rrugën që të çon në “Lagjen e Boshnjakëve”, shihen një numër i madh i policëve, si dhe forcat speciale të armatosura.

/GazetaSinjali/