image Mjeku shqiptar në Chicago të SHBA-së: Këto ilaçe ua rekomandojmë pacientëve me koronavirus

Rajon

Pandemia/ Mjeku shqiptar në Chicago të SHBA-së: Këto ilaçe ua rekomandojmë pacientëve me koronavirus

news image

Mjeku me origjinë shqiptare Mario Ademaj i cili punon në një nga spitalet e Chikagos në Shtetet e Bashkuara tha në një intervistë për emisionin “Opinion” se situata atje është shumë e rëndë.

Ai tha se në Chikago testimi është rezervuar vetëm për ata që kanë sëmundje të tjera shoqëruse që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve. Ndërsa personat me simptoma të lehta “po i trajtojmë të tjerët sikur kanë infeksion normal”.

“I këshillojmë të rrinë në shtëpi nëse kanë simptoma më të rënda atëherë i shtrojmë në spital”, tha ai.

Ademaj deklaroi se situata në Chikago po bëhej si ajo në Nju Jork.

“Ka shumë njerëz të prekur. Këtu po bëhet një nga qendrat epidemike si në Nju Kork. Në SHBA është pak e vështirë të vlerësosh situatën sepse është vend shumë i madh. Gjysmat e respiratorëve i kemi që tani në përdorim. Do na rritet fluksi. Meraku jonë është se do tejkalohet kapaciteti i spitaleve. Kemi merak se do arrijmë në fazën ku të zgjedhim kë të kurojmë ose jo” tha ai.

Ai dha gjithashtu disa këshilla se cfarë mediakamentesh mund të përdorin njerëzit kur kanë simpotma që shkaktohen nga COVID-19.

“Për temperaturë këshilloj acetaminofen ose paracetamol, jo ibuprofen. Për kollë, robitussin. Për dhimbje gryke, një gotë më ujë të ngrohtë me gjysëm luge kripe bëje gar gar në grykë 2 herë në ditë. Nëqoftëse kemi shenja ku fytyra bëhet blu ose dhimje në gjoks merrni në telefon ambulancën për shtrim në spital”, tha mjeku.