image Mjeku Sabit Sllamniku dyshohet se u kap duke marrë ryshfet
[wp-story id="814678"]

Siguri

Mjeku Sabit Sllamniku dyshohet se u kap duke marrë ryshfet

news image

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar për 48 orë Sabit Sllamnikun, ortoped në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria njofton se arrestimi i tij u bë me simulim të veprës penale, duke i ofruar mjete monetare të dyshuarit nga një pacient.

Arrestimi i tij është bërë nga dy policë civilë, të cilët e kapën mjekun në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sllamniku dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim që të kryejë vlerësimin e shkallës së invaliditetit pacientit në fjalë.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/