Pak minuta më parë, mediat në Kosovë raportuan se mjeku i njohur i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, një gjë të tillë e ka demantuar një familjare e tij, Naze Haxholli.
Ajo në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se lajmi për vdekjen e Ahmetit është i rremë dhe se ka prekur shumë atë dhe familjen e saj.
“Nijazi është djali i hallës tem, unë jam tezja e tij, po du me demantu lajmin që u shpërnda në portale tjera, na kanë dhanë shumë stres dhe s’po e përballojmë mo. Nijaziu është gjallë, është në gjendje të rëndë por, nuk ka vdekur. Ai është gjallë”, tha ajo për Gazetën Sinjali.