image Mjeku ligjor pas gjetjeve të dy kafkave në Kizhevak: Mund të shërbejnë për identifikim të trupave

Sociale

Mjeku ligjor pas gjetjeve të dy kafkave në Kizhevak: Mund të shërbejnë për identifikim të trupave

news image

Gjatë gërmimeve të sotme në Kizhevak të Serbisë, janë gjetur kafkat e dy personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjeku ligjor, Ditor Haliti, ka bërë të ditur se këto dy kafka mund të shërbejnë për identifikimin e trupave të tyre.

“Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore sot ka vazhduar punimet në Kizhevak. Janë shpërfaqur dy kafka të cilave iu kemi qasur me kujdes duke zgjeruar punën përreth tyre. Akoma nuk  i kemi tërhequr nga vendi ku janë meqenëse është dashur punë e kujdesshme për të gjetur çdo dëshmi përreth tyre. Gjendja e mbetjeve mortore është e mirë, mund të punohet me to dhe mund të shërbejnë për identifikim”, tha ai në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se parashihet që gërmimet të zgjasin dy apo tre javë.

“Mirëpo ne duhet të ia lejojmë vetës edhe hapësirën se mund të zgjasin edhe një muaj. Me këtë ritëm, mendoj se deri në fund të këtij muaji do t’i përfundojmë të gjitha punimet”.

“Ne sapo të përfundojmë gërmimet, vetëm atëherë do ta dimë numrin e individëve që kanë qenë të varrosur në këtë varrezë”, shtoi ai.

Sipas tij, për momentin gjithçka është duke shkuar ashtu siç është planifikuar./Gazeta Sinjali/