image Mjeku kosovar tregon dallimin e testeve të Kosovës nga ato të shteteve tjera

Shëndetësi

Mjeku kosovar tregon dallimin e testeve të Kosovës nga ato të shteteve tjera

news image

Dallimin e testeve të Kosovës për të vërtetuar koronavirusin nga testet e shteteve të tjera, e tregon mjeku kosovar, Halil Krasniqi i cili punon në një klinikë në Gjermani.

Krasniqi ka thënë se efikasiteti i testeve dallon varësisht nga shtetet edhe pse thotë se edhe atje përdoren testet me strisho.

“Në një studim përkatës në Berlin është verifikuar se testet të cilat i marrin të gatshme për ta marrë mostër, nuk po përmendi përqindje por jane pozitive. Është pacienti i infektuar apo jo, testi është pozitiv, kjo pastaj është korigjuar në kohë të shkurtë, teksa janë marrë edhe testet tjera e pastaj janë hapur e janë mbyllur pa marrë mostrat e personit, por kanë qenë pozitive. Edhe këtu duhet të kemi kujdes, por kryesisht testet qe kanë kaluar ne Evropë janë të sakta” ka thënë doktor Krasniqi në RTK.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se testet përmes gjakut janë më të sigurta sa i përket testimit për COVID-19. /Gazeta Sinjali/