image Mjeku kosovar i reagon Bislimit: Mos bëni krahasime me Gjermaninë, ne nuk kemi as penj

Shëndetësi

Mjeku kosovar i reagon Bislimit: Mos bëni krahasime me Gjermaninë, ne nuk kemi as penj

news image

Mjeku kosovar, Liridon Selmani, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me ikjen e mjekëve nga vendi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Selmani ka radhitur pesë fakte sipas të cilave ai thotë se nuk bën të krahasohen ikjet e mjekëve kosovarë nga Kosova me të atyre që ikin nga Gjermania, raporton Gazeta Sinjali.

Si pikë të parë, urologu Selmani ka përmendur Ligjin e Pagave, për të cilin kritikon Qeverinë pasi sipas tij, nuk është fare në prioritetet e tyre.

Ai ka treguar edhe dëmet që po shkaktohen nga largimi i mjekëve nga Kosova, dhe ballafaqimet që kanë hasur në klinika.

“Klinikat ballafaqohen me mungesë materiali shpenzues (betadinë, penjë etj), kushte të mjerueshme në salla, mungesë investimesh në paisje, mungesë trajnimesh për metoda të reja dhe punë me improvizime”, shkruan Selmani.

Selmani i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti për reflektim pasi situata e ikjes së mjekëve nga institucionet kosovare është shumë herë më e rënduar dhe ne pas 10 vitesh nuk do të kemi një vend nga ku do të na vinin mjekët zëvendësues.

Ndryshe, Bislimi ka vlerësuar se shkuarja e mjekëve të Kosovës në Gjermani ndodh për shkak të largimit të mjekëve gjermanë nga po ky vend.

Këto komente ai i bëri para Komisionit për Integrime Evropiane kur u përmend edhe largimi i mantelbardhëve kosovarë nga vendi.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka thënë Bislimi.

“Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekët prej Ukrainës, Kosovës, Italisë”, shtoi ai.

Postimi i plotë i mjekut:

/GazetaSinjali/