Mjeku shqiptar, Tritan Kalo, ka treguar simptomat e gripit sezonal, të cilat ngatërrohen me ato të sëmundjeve respiratore, konkretisht me ato të koronavirusit.
Ndërkohë, ka edhe një lutje që të mos teprohet me përdorimin e antibakterialeve/antibiotikëve.
Kalo shkruan se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për COVID.
Prandaj, mjeku thotë se personat që i kanë këto simptoma nuk duhet t’i zë paniku, pasi që, sipas tij, jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, në muaj në vijim, është infeksion i shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/COVID-19.
Ai i fton qytetarët, që përveç respektimit të masave të distancës dhe higjienës, të vaksinohen, pasi ai vlerëson se kjo është rruga e vetme për parandalimin e infektimit, raporton abcnews.al.
Postimi i Kalos:
Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtëme të frymëmarjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….
Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vend e pa vend të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….
Shenjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….
GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombës të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarë botërore” Sars-Cov2/COVID-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballje me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithçka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……
MASAT e kurdo kohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjienë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballje me infeksionin nga Sars-Cov2/COVID-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….
MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mendje çoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është pa çmim për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të kombinuara të respektuara së bashku, do ta bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/COVID-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!./GazetaSinjali/