Pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë, ka reaguar edhe mjeku, Armend Sadiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sadiku i ka bërë një apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve të Kosovës, që të bëjë mobilizimin e të gjithë mjekëve.
“I bëj apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së Mjekëve të Kosovës që të bëjë mobilizimin e të gjithë mjekëve (nga sektori publik e privat) dhe të japë udhëzimet se ku duhet t’i ofrohet ndihma njerëzve të afektuar nga COVID-19 në ditët në vijim”, ka shkruar Sadiku.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e jashtëzakonshme, ka konfirmuar se kanë dalë dy raste pozitive me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/