image Mjekja shqiptare në SHBA: Bëjmë turne të rënda, punojmë nga 12-13 orë në ditë

Rajon

Pandemia/ Mjekja shqiptare në SHBA: Bëjmë turne të rënda, punojmë nga 12-13 orë në ditë

news image

Silvana Shametaj Ruli, eksperte e sëmundjeve të brendshme në spitalin e San Marinos, tregoi eksperiencën e saj në vijën e parë të frontit të mjekëve që luftojnë me covid-19.

“Bëjmë shumë orë punë, 12, 13 orë në ditë. Jemi duke bërë turne të shpeshta edhe të rënda. San Marino ka një spital ku janë të gjitha patologjitë bashkë. Gjendemi përballë një situate të re ku i gjithë spitali mjekon pacientë me covid”, mjekja në emisionin Opinion.

Më tej, mjekja Ruli tha se San Marino është një shtet shumë i vogël ku jetëgjatësia mesatare e popoullsisë është shumë e lartë, 85 vjeç për femrat dhe 82 vjeç për meshkujt dhe sipas saj ky numër i lartë mund të ketë ndikuar në vdekshmërinë e lartë për shkak të covid-19.

“San Marino është një shtet shumë i vgolë ku jetëgjatësia mesatare e popoullsisë është shumë e lartë, 85 vjeç për femrat dhe 82 vjeç për meshkrujt. Ky numër i lartë mund të ketë ndikuar në vdekshmërinë e lartë. Shumica e vdekjeve ka ndodhur në pacientë mbi 70 vjec. Përhapja e virusit lidhet edhe me mënyrën e të jetuarit të san marinezëve. Duke qenë popullsi e vogël ata jetojnë në komunitet të gjithë në një trung familjar. Përsa i përket infektimeve nuk është numër shumë i lartë por kemi numër të lartë diagnostikimesh. Numri i lartë i të diagnostikuarve lidhet me faktin se është diagnostikuar shumë duke qenë se San Marino ështështet i pasur”, tha mjekja Silvana Shametaj Ruli.