image Mjekët shpëtuan fëmijën që lindi me tri këmbë, thanë se njëra i takonte binjakut të tij

Botë

Shëndetësi/ Mjekët shpëtuan fëmijën që lindi me tri këmbë, thanë se njëra i takonte binjakut të tij

news image

Fëmija i lindur me tri këmbë dhe deformime tjera, si dy organe gjenitale dhe pa vrimën anale, është shpëtuar nga mjekët në një spital të Moskës së Rusisë.

Këmba e tretë, mendohet se i përkiste binjakut të tij, që nuk u zhvillua mirë derisa ishte fetus, për të mbetur më pas në trupin e tij.

Gjymtyra shtesë, ishte parë gjatë kontrolleve kur nëna tij ishte shtatzënë, e cila refuzoi të abortonte dhe kreu më pas lindje krejtësisht të rregullt.

Në muajin shkurt, fëmija i ishte nënshtruar operimit, për t’ia larguar njërin organ gjenital, si dhe një pjesë të tepërt të sistemit të urinimit. Si dhe intervenimi, për t’ia hapur vrimën anale, që ishte e mbyllur.

Tani që fëmija i ka një vit e gjysmë, i është larguar edhe këmba e tretë që i kishte dy thembra, ndërsa mjekët pretendojnë se do të jetojë krejtësisht normal, sepse ka gjendje shëndetësore shumë të mirë./Gazeta Sinjali/