image Mjekët përfundojnë grevën

Kosovë

Mjekët përfundojnë grevën

news image

Këshilli Qendror Grevist i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në ora 15:00 ka përfunduar greva e përgjithshme e punëtorëve shëndetësor e filluar në orën 07:00.

Në njoftimin e bërë për media nga FSSHK thuhet se, nga të gjitha njësitë raportuese në QKUK, Spitalet Rajonale, QKMF dhe njësi të tjera është raportuar për përgjigje pozitive në grevë dhe për mbarëvajtje të rregullt të grevës pa ndonjë ekses që vlen të raportohet.

“Gjatë Grevës janë ofruar shërbime shëndetësore konform Ligjit mbi Grevat nenin 17 si dhe udhëzimit administrativ 08/2011 për përcaktimin dhe sistemimin e punëve me rëndësi jetike të cilat duhet të kryhen gjatë mbajtjes së grevës. Njëherë i falënderojmë qytetarët të cilët patën mirëkuptim gjatë ditës së sotshme si dhe falënderojmë punëtorët shëndetësor (anëtarë të FSSHK-së) të cilët qëndruan në Grevë duke respektuar vendimet e organeve qendrore të FSSHK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu,  Këshilli Qendror Grevist njofton se të hënën me datë 16 dhjetor 2019 duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm pas Grevës së Përgjithshme./Gazeta Sinjali/