image Mjekët pa Kufij dërgojnë furnizimet e para mjekësore urgjente në Kiev

Botë

Mjekët pa Kufij dërgojnë furnizimet e para mjekësore urgjente në Kiev

news image

Dërgesa e parë e furnizimit mjekësor urgjent nga Médecins Sans Frontières (MSF)/Mjekët pa Kufij ka mbërritur në Kiev, tha organizata ndërkombëtare humanitare në një deklaratë.

Furnizimet përfshijnë komplete kirurgjikale, komplete traumatike, medikamente për sëmundjet kronike dhe pajisje për viktima masive. Ato do t’u dhurohen spitaleve lokale në qytet dhe në qytete të tjera më në lindje të Ukrainës, shkruan CNN.

Ishte urgjente për ta bërë këtë shpejt”, tha Christopher Stokes, Koordinatori i Emergjencave të MSF në Ukrainë, sipas deklaratës.


Ne mund të jemi në një garë me kohën këtu – nuk kemi siguri se sa kohë do të jetë e mundur aksesi i trenit në Kiev. Ne zgjodhëm të shkonim me opsionin e trenit për arsye të shpejtësisë dhe kapacitetit të lartë të volumit”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/