image Mjekët në Spanjë i nxjerrin pacientët me COVID-19 në diell, thonë se iu bënë mirë

Shëndetësi

Mjekët në Spanjë i nxjerrin pacientët me COVID-19 në diell, thonë se iu bënë mirë

news image

Pas gati dy muajsh, Francisco Espana, 60-vjeçar i cili është i infektuar me koronavirus është lejuar nga doktorët e tij spanjoll të kalojë 10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipi mjekësor, 60-vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalin del Mar në Barcelonë, raporton El Periodico, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai mbylli sytë dhe thithi sa më shumë rrezet e diellit. “Kjo është një nga ditët më të mira që mbaj mend”, tha ai.

Një ekip mjekësor në Spitalin del Mar, shprehen se udhëtimet e shkurtra në plazh të distancuar nga pjesa tjetër e popullsisë mund të ndihmojnë pacientët me COVID-19 të qetësohen dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor. Qëndrimi i gjatë në spital ndonjëherë është traumatik dhe shkakton probleme mendore te ata. /GazetaSinjali/