Mjekët, sidomos ata të spitalit infektiv në Tiranë që po përballojnë fluksin kryesor të të sëmurëve me koronavirus, janë të detyruar që të dëgjojnë shumë herë mesazhin audio të Kryeministrit Rama.
Telefoni është mjeti kryesor i komunikimit në punë mes mjekëve, si brenda spitaleve edhe në institucionet e tjera. Gjatë një ditë pune ata bëjnë me dhjetëra në mos qindra telefonata.
Në shumicën e këtyre telefonatave, je i detyruar të dëgjosh mesazhin e Kryeministrit. Akoma më absurd bëhet ky detyrim kur telefonon për të kërkuar ndihmë urgjente apo për një analizë urgjente dhe duhet të humbasësh kohën dhe durimin duke dëgjuar të njëjtin zë, me të njëjtin mesazh që e ke dëgjuar dhjetëra herë.
Mjekët kanë apeluar që kompanitë celulare të heqin mesazhin audio të kryeministrit Rama duke pretenduar se përplasi telefonin nga nervozizmi kur u bë e paduruar të dëgjonte atë mesazh./GazetaSinjali/