Mjekët dhe infermierët nga Shqipëria kanë arritur sot në Itali, për ta ndihmuar në përballimin krizën e koronavirusit, e cila këtë shtet e ka prekur tashmë më së shumti me numrin e të vdekurve si dhe atyre të infektuar.
Në Aeroport, mjekët shqiptarë janë pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Nga totali i këtij personeli mjekësor që kanë arritur në Itali, 20 janë infermierë teksa 10 prej tyre janë mjekë. /GazetaSinjali/