image Mjekët dhe infermierët në Itali të dërrmuar: Turne stërmunduese dhe izolim

Rajon

Shëndetësi/ Mjekët dhe infermierët në Itali të dërrmuar: Turne stërmunduese dhe izolim

news image

Stafi mjekësor i repartit të terapisë intensive në spitalin e Codognos pothuajse nuk ka pushuar që nga regjistrimi i rastit të parë më koronavirusin e frikshëm Covid 19.

Ata kanë mbetur në shërbim pas momentit kur u mësua se 38 vjeçari i shtruar me probleme serioze të frymëmarrjes rezultoi pozitiv ndaj sëmundjes.

“Mjekët dhe infermierët atje janë të ‘burgosur’ në repartin e tyre”, shkruan shtypi vendas. Fillimisht duhet të qëndronin aty deri në ndërrimin e turnit, por me pas, u shfaq nevoja e izolimit me qëllim shmangien e përhapjes së infeksionit.

“Ky është vetëm një nga shembujt e rrezikut me të cilin përballen mjekët dhe infermierët për shkak të urgjencës së koronavirusit”, thonë mediat italiane.

“Nëna ime punon në repartin e urgjencës në spitalin e Codognos. Ju nuk e dini se sa e dhimbshme është që asaj dhe të gjithë kolegëve të vet do t`iu duhet të izolohen aty për 15 ditë”, ka shkruar në rrjetet sociale vajza e një punonjëseje të këtij spitali. Presidenti Italian Sergio Mattarella ka përcjellë përmes një mesazhi “ mirënjohjen e tij të thellë për mjekët, personelin shëndetësor, studiuesit, gratë dhe burrat e Mbrojtjes Civile dhe Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë në këto ditë të vështira me vetëflijim dhe zemërgjerësi, për t’u përballur me koronavirusin dhe për të penguar rrezikun e përhapjes së tij ”. /Gazeta Sinjali/