Spitalet kryesore në Londër janë duke kaluar pajisje jetike për repartet e kujdesit intensiv, përfshirë edhe ato të dializës dhe transfuzionit të gjakut, për pacientë të prekur nga koronavirusi por edhe nga diagnoza të tjera. Nevojat që u shtohen mungesave edhe të ventilatorëve dhe pajisje mbrojtëse, janë kërkuar nga një audiokonferencë me rreth 80 mjekët kryesorë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani. Sipas tyre Covid-19 mund të dëmtojë shumë më tepër sesa mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes së pacientit edhe veshkat, zemrën dhe ndonjëherë edhe trurin.
Profesori Daniel Martin, shef i kujdesit intensiv për sëmundje infektive serioze në Spitalin Royal përshkruan rezultatet e punës së mjekëve dhe infermierëve që trajtojnë koronavirusin. Paul Hunter, profesor mjekësie në Universitetin e Anglisë Lindore ka thënë për Financial Times, se pavarësisht se publiku e shikon Covid-19 si një sëmundje të frymëmarrjes, mjekët e spitalit po provojnë se ajo është një sëmundje që prek shumë organe. “Është e vërtetë së të sëmurët e prekur nga Covid-19, më shumë vuajnë nga mushkëritë “, ka thënë Prof Hunter.
Analiza e fundjavës nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv ka zbuluar se nga 690 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar të pranuar në gjendje kritike me Covid-19, 25 përqind kishin nevojë për mbështetje kardiovaskulare, 18.5 përqind kërkonin mbështetje të veshkave dhe 4.5 përqind morën mbështetje neurologjike.
Përmbledhja e rasteve të spitaleve NHS, të përmbledhura në memon e shkruar nga Dr Martin, del në përfundimin se Covid-19 nuk është thjeshtë sëmundje e një organi, që sulmon vetëm mushkëritë, ajo gjithashtu po shkakton “nivele të larta” të sëmundjeve në veshka, si rezultat i komplikimeve të saj.
Këto rezultate po dalin në një kohë që Londra po përballet me një “kulm” të të prekurve me Covid-19, dhe kur modelet e qeverisë parashikojnë rritje në 10 ditët në vijim. Memoja e Dr. Martin për kolegët e tij zbulon gjithashtu se si mjekët ende po mësojnë për trajtimet për virusin, i cili nuk i ka shfaqur të gjithë të fshehtat e tij.