image Mjekët bëjnë zbulim, koronavirusi mund të ketë pasoja për qafën e pacientit

Botë

Pandemia/ Mjekët bëjnë zbulim, koronavirusi mund të ketë pasoja për qafën e pacientit

news image

Mjekët në Itali kanë zbuluar se Covid-19 mund të shkaktojë një gjendje inflamatore të njohur si tiroiditi subakut. Ata thonë se çrregullimi është një ënjtje e dhimbshme e gjëndrës tiroide që mendohet të jetë shkaktuar nga një infeksion viral, siç janë shytat ose gripi.

Tiroiditi subakut (De Quervain’s) zakonisht shkakton ethe dhe dhimbje në qafë, nofulla apo vesh.

Mjekët në Spitalin Universitar të Pizës në Itali, e bënë këtë zbulim ndërsa po trajtonin një vajzë 18-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.

Ajo u shërua plotësisht nga Covid-19, por disa ditë më vonë filloi të përjetojë disa simptoma shtesë.

Vajza e re kishte dhimbje në qafë dhe tiroide, ethe dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Ajo u dërgua përsëri në spital, ku u diagnostikua me tiroide subakut.

Tiroiditi subakut mund të shkaktohet nga një infeksion viral ose nga një reaksion inflamator post-viral, dhe shumë viruse janë lidhur me sëmundjen.

“Ne raportuam rastin e parë të tiroiditit subakut pas infeksionit SARS-CoV-2”, tha Dr Francesco Latrofa, i cili trajtoi gruan.

“Mjekët duhet të alarmohen për mundësinë e këtij manifestimi klinik shtesë në lidhje me Covid-19. Sars-CoV-2 mund të konsiderohet përgjegjës për fillimin e tiroiditit subakut”.

Tiroidet janë një gjëndër në formë fluture në qafë e cila prodhon hormone që kontrollojnë rritjen e trupit dhe metabolizmin.

Këto hormone ndikojnë në procese të tilla si ritmi i zemrës dhe temperatura e trupit, dhe shndërrojnë ushqimin në energji për të mbajtur trupin aktiv.

Ekzistojnë disa tipe të ndryshme të tiroiditit, megjithatë, tiroiditi subakut më së shpeshti shihet tek gratë e moshës 20 deri 50 vjeç./ Gazeta Sinjali/