image Mjekë e infermierë protestojnë në Mitrovicë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh - Sinjali

Mjekë e infermierë protestojnë në Mitrovicë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh

news image

Me dhjetëra mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kanë protestuar sot para këtij institucioni. Ata shprehen të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të punojnë nesër duke filluar nga ora 08:00 e deri në orën 09:30.

Për të njëjtat arsye personeli mbështetës të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK kanë protestuar ditë më parë .

Qeveria e Kosovës pak ditë më parë ka premtuar se mjekëve e infermierëve do t’u paguhen shtesat për punën e kryer gjatë pandemisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin