image Mitrovicë: Shembet sërish hoteli ku kishte mbetur i vdekur një i ri

Siguri

Siguri/ Mitrovicë: Shembet sërish hoteli ku kishte mbetur i vdekur një i ri

news image

Një pjesë e ish hotel-Adriatikut në Mitrovicë është shembur sërish. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Objekti është jashtë përdorimit, nga shembja nuk ka të lënduar në njerëz. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.

Kujtojmë se si pasojë e shembjes së këtij objekti, vitin e kaluar kishte vdekur një i ri pasi kishte mbetur nën rrënoja. /Gazeta Sinjali/