image Mitrovicë/ Gruaja denoncon në Polici ish-vjehrrin, ia rrahu djalin me rryp kur shkoi t’i vizitojë

Siguri

Mitrovicë/ Gruaja denoncon në Polici ish-vjehrrin, ia rrahu djalin me rryp kur shkoi t’i vizitojë

news image

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit apo familjarët e tjerë. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, Prokuroria ka nisur hetimet dhe dy persona janë shpallur në kërkim,  raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë një nënë e ka denoncuar ish-vjehrrin e saj, për të cilin thotë se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 6-vjeçar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur kur fëmija kishte shkuar ta vizitojë babin e tij, pasi prindërit janë divorcuar, por u përballë me sulmin nga gjyshi.

I dyshuari M.S., për motive akoma të panjohura, e ka rrahur me rryp nipin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, që u bënë sebep që nëna e djalit ta kuptojë se diçka kishte ndodhur.

Posa i biri u kthye në shtëpi ajo e vërejti se diçka nuk ishte në rregull pasi djali kishte shkuar në gjendje të mirë te babait, por u kthye me shenja nëpër trup.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi ta denoncojë rastin dhe ta njoftojë Policinë për atë që kishte ndodhur. Si rezultat, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”, teksa të dyshuarit janë shpallur në kërkim.

/GazetaSinjali/