image Mitrovicë: E kërcënon dhe i kërkon 40 mijë euro haraç

Siguri

Mitrovicë: E kërcënon dhe i kërkon 40 mijë euro haraç

news image

Një telefonatë që një banor i Mitrovicës e mori dje, e detyroi atë që të shkojë të raportojë në stacionin policor të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se një banor ka denoncuar në polici një të dyshuar, i cili e kishte kërcënuar përmes telefonit dhe kishte kërkuar haraç nga ai.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari mëngjesin e djeshëm i ka kërkuar 40 mijë euro haraç viktimës, për shkak të disa problemeve që ata të dy kishin pasur më herët.

Gazeta Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si “shtrëngim dhe detyrim”./Gazeta Sinjali/