image Mitrovicë: E kërcënoi dhe sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara

Siguri

Mitrovicë: E kërcënoi dhe sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara

news image

Që nga kohërat e lashta prindërit janë konsideruar të shenjtë, e sidomos te shqiptarët nëna përherë është konsideruar si pika më e dobët e tyre, të cilën e kanë detyrë për ta mbrojtur, shkruan Gazeta Sinjali.

Fatkeqësisht në kohërat e sotme ndodhin e raportohen lloj-lloj rastesh, e nuk mungojnë as ato ku fëmijët i sulmojnë prindërit, i kërcënojnë e fyejnë, çka të bën të mendosh që respekti ndaj prindërve nuk është në nivelin siç ka qenë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, rreth orës 14:30, ku vajza e ka kërcënuar dhe e ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se nëna e saj nuk ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/