Kohëve të fundit është rritur dukshëm numri i krimeve kundër ekonomisë, një rast i ngjashëm ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë ” të Mitrovicës, më datë 24 nëntor rreth orës 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime nga banka NLB kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se në bankomatin e kësaj banke është deponuar një kartëmonedhë, në vlerë prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjithashtu, ky burim ka thënë për Gazeta Sinjali se në lidhje me këtë rast e kanë njoftuar edhe policinë, të cilët e kanë konfiskuar kartmonedhën.