Dje janë arrestuar dy persona në Mitrovicën e Jugut që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku dy persona kanë pasur mosmarrëveshje dhe e kanë sulmuar fizikisht një person.
Viktima për shkak të lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit.